Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj ka vizituar familjen Abazi nga Livoçi i Gjilanit ku dy vëllezërit mbetën të vdekur pas tërmetit në Shqipëri.
Haradinaj ka thënë së kësaj familje do t’i qëndrojnë në krah.
“Për ngushëllime në familjen Abazi nga Livoçi i Gjilanit, për ndarë me ta dhimbjen për humbjen tragjike të dy vëllëzërve, Shemsedin dhe Isa Abazi, nga tërmeti që goditi Shqipërinë.
Institucionet e vendit do t’i qëndrojnë në krah familjes Abazi, në përballimin e kësaj humbjeje kaq të madhe.
U qoftë i lehtë dheu i Kosovës, Shemsedin dhe Isa Abazi!”, shkruan Haradinaj