KRYESORE

Haradinaj shpërthen me akuza ndaj Speciales: Nuk e meriton t’ua bëj dekorin figurativ

Gjatë procesit gjyqësor që u mbajt sot në Dhomat e Specializuara në Hagë, para trupit gjykues u deklarua Nasim Haradinaj, i cili u shpreh se komentet e mëposhtme po i bën si qytetar krenar që i është nënshtruar një procesi të padrejtë gjyqësor, duke bërë thirrje që të përfundojë kjo çështje.

Ai po ashtu tha se është trajtuar me përbuzje të plotë nga prokuroria, dhe se javët e fundit kanë treguar që frika e tij më e madhe është realizuar.

“Prokuroria nuk e meriton që unë të jem i pranishëm këtu dhe që asaj t’ua bëj dekorin figurativ. Vendosa të vij këtu dhe ta them të vërtetën. Unë jam këtu prej 14 muajsh ku nuk ka asnjë provë që të mbështesë akuzat qesharake me të cilat përballem”.

Haradinaj shtoi se prokuroria po e vërteton katërfish atë që thoshin ai dhe OVL UÇK për ta dhe se duhet të sigurohet që procesi të jetë i drejtë dhe të mos korruptohet nga politika.

Ai po ashtu akuzoi prokurorinë sepo bashkëpunon me ata që sot janë akomoduar në Qeverinë e Serbisë, të cilët udhëhoqën luftën në Kosovë e që sot prokurori po i falënderon për kontributin e tyre që e japin në prokurori.

Ish-nënkryetari i OVL UÇK kujtoi edhe kohën kur Serbia i joshte ose detyronte njerëzit që të dalin si dëshmitarë kundër shqiptarëve dhe se gjëra të ngjashme tani po bën edhe ZPS-ja.

“Serbët montonin provat, dhe metodat tani janë saktësisht të njëjta. Keni vërtetuar se të vetmet burime janë ato serbe. Hetuesit e ZPS-së, personat që i kanë vënë në shënjestër nuk i ftojnë në mënyrë normale, por i shtrojnë kushte frikësimi”.

Gjatë fjalimit të tij e përmendi edhe bashkëpunimin e gjykatës me Milovan Drecun, personi që njihet si më i besuari i Millosheviqit. Po ashtu u shpreh se kanë dashur të bashkëpunojnë edhe me ish-komandantin e policisë në Gjakovë, i cili i ka udhëhequr vrasje e dhunime.

“Një informatë për ju, shoqata e pavarur e gazetarëve të Serbisë e ka paditur Drecunin për krime lufte, për mashtrim të opinionit në Serbi dhe për devijimin e fakteve për masakrën e Reçakut. Ndërsa ky është nderuar dhe ZPS e pranoi jo rastësisht për koordinator dhe kjo për mua nuk është e çuditshme”, deklaroi mes tjerash Haradinaj, i cili në fund kërkoi që sa më shpejt të mbyllet kjo çështje.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

4 minuta ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

35 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

53 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

15 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago