Enver Hasani ka folur për momentet më të rënda që i ka përjetuar si kryetar i Gjykatës Kushtetuese. Hasani, në një rrëfim për Pressing, ka thënë se aktgjykimi i vitit 2014, që ia kishte shuar shpresat VLAN-it për të ardhur në pushtet, kishte qenë një moment i rëndë për të.
Pas atij aktgjykimi, kishin nisur sulmet nga kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, i cili, sipas tij, deri në atë kohë, ishte mik i tij i ngushtë.
“VLAN-i ka qenë momenti më i vështirë. Nisi sulmi prej Ramushit, me të cilin kisha hagër e kisha pa ma shumë se me vllazën t’mi. Unë me të kam qenë i afërt, masandej filluan kërcënimet anonime”, ka thënë Hasani.
Ish-kryetari i Kushtetueses ka akuzuar drejtpërdrejtë Haradinajn për publikimin e një videoje, ku një vajzë anonime akuzonte Hasanin për përdhunimin e një studenteje me metoda kushtëzimi.
“Përveç asaj videos së fëlliqët, të ulët, që e bëri Ramushi, ngjashëm ka pasur edhe më herët në atë periudhë”, ka thënë ai.
Sipas Hasanit, ai kishte armiq të shumtë edhe brenda gjykatës, të cilët i jepnin informacione disa mediave të caktuara.
“Kolegët brenda Gjykatës Kushtetuese u jepnin informata tinëz disa mediave dhe një pjesë e njerëzve që atëherë më vardiseshin, d.m.th. shikonin çfarë po flas unë, deri kur e kuptova. Pasi e kuptova, iu lëshoja informata të tjera dhe ata dilnin masandej”, ka rrëfyer ai.
Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…
Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…
Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…
Një klip i fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putinit u botua ditën e sotme aksidentalisht…
Një grua nga Teheran ka deklaruar se shumë iranianë janë aq të lodhur nga represioni…
Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…