Ish Rektori i Universitetit të Prishtinës, Enver Hasani, e ka kujtuar mes emocionesh nënën e tij në përvjetorin e vrasjes në luftën e fundit në Kosovë.
Hasani ka thënë se në këtë përvjetor nuk do të mund të shkojë te varri i së ëmës për shkak të përhapjes së Koronavirusit.
Ish Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, ka “qarë” edhe një hall tjetër, duke iu drejtuar asaj përmes rrjetit social Facebook.
“Nanë e dashur, Kosova po rrin stoike në durimin e territorit serb, atij që të vrau ty. Po i bën ballë Serbisë dhe frymës së Kishës Serbe për Kosovën, që na shohin si numra pa vlerë në tokën e tyre të shenjtë”, ka shkruar Hasani.
“Kosova, Nanë e dashur, si në kohën tënde kur më linde, po i ha kokat e bijve të saj, atyre që po çojnë krye për të ruajtur dinjitetin e saj të nëpërkëmbur”