KRYESORE

Haxhiu: Hoti e Hyseni janë pjesë e projekteve të rrezikshme të Thaçit

Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se rrëzimi i qeverisë Kurti dhe përmbysja e vullnetit të 6 tetorit tregon se kryeministri Avdullah Hoti dhe koordinatori Skënder Hyseni janë pjesë e projekteve të rrezikshme të presidentit Thaçi.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se këta që në fillim i kanë zbatuar kërkesat e Serbisë duke hequr reciprocitetin dhe duke hequr dorë nga anëtarësimet në organizmat ndërkombëtar.

“Këto janë premisat e një pazari të keq. Ndërkohë janë mbajtur disa seanca ku z.Hoti lëre që nuk ka as mbështetje as platformë e nuk ka krijuar as unitet, por nuk ka treguar as më të voglën fjalë se çfarë po bisedohet në këto negociata”, ka shtuar ajo.

Sipas Haxhiut, “Hoti po thotë që platformë është kushtetuta ndërkohë ndër fjalët e para që ka thënë është se Asociacioni është obligim”.

Ajo ka thënë se askush nuk mund të sjell në Kosovë marrëveshje të dëmshme për vendin.

Haxhiu ka shtuar se nuk mund të ketë dialog të mirëfilltë pa zgjedhje demokratike paraprakisht.

“Përtej këtyre tendencave e vizitave tinzare pa mandate, e pa legjitimet ne i bëjmë me dije kujtdo që tenton të sjell ndonjë marrëveshje të dëmshme se ato nuk mund të gjejnë zbatim në Republikën e Kosovës. Nuk mundet një qeveri ilegale, ilegjitime të sjelli marrëveshje e aq më pak persona që nuk kanë marrë as më të voglin besim qytetarë të përfaqësojnë Kosovën. Kjo gjë ka marrë fund. Ata mund të shëtitën gjithandej, por pazaret këtu nuk kanë vend”, ka thënë ajo.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

9 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

18 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

23 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago