Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje një herë e një kohë tha se nuk ka ambient për t’u zhvilluar zgjedhjet, pas atyre të gjashtë tetorit, por që tashmë e kanë riformuluar qëndrimin dhe thonë se janë për zgjedhje.
Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje dhe PDK-ja kanë agjenda të përbashkëta.
“Nëse i bashkon një kauzë e zgjedhjeve të parakohshme pra janë përafru aty, pse të mos afrohen edhe në një tjetër.Nga syzet e Vetëvendosjes, PDK-ja është parti më e afërt se LDK-ja. Nuk e kanë problem me bashkëpunu me PDK-në, pjesën më të madhe të strukturës së brendshme VV- e ka PDK-ista.E shumë prej tyre që kanë humbur besimin në Thaçin apo Veselin e kanë lëshuar atë parti për t‘iu bashkuar VV-së”, tha Haziri në Reporteri, shkruan Indeksonline.
Ai poashtu tha se me Vetëvendosjen kanë komunikim dhe se s’i kanë prishur të gjitha marrëdhëniet, pra vetëm ato qeverisëse pasi marrëdhëniet politike nuk janë prishur.
“Ndoshta edhe presidentin bashkë e zgjedhim me Vetëvendosjen, politikisht jemi prish vetëm për këtë koalicion dhe ajo është guri i rënë në qaf për shkak të procesit dhe raporteve me ShBA-në. Në momentin që një qeveri humb besimin tek qeveria amerikane në Kosovë nuk e zë nata, ose s’e qel mëngjesi. Mos komunikimi me qeverinë amerikane dhe paralajmërimi për ngrirjen e fondeve siç ndodhi me qeverisjen e Kurtit nuk të hap mëngjesi”, shtoi ai.
Policia e Kosovës ka sekuestruar një veturë me targa të huaja në Gjakovë, pasi e…
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka pranuar se sulmet e vazhdueshme ukrainase ndaj infrastrukturës strategjike ruse…
Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, ka bërë të ditur se negociatat ndërmjet Shteteve të Bashkuara…
Forcat amerikane rrëzuan shumë drone sulmuese iraniane me një drejtim që po shkonin drejt ngushticës…
Elon Musk u bë të premten trilioneri i parë në botë, pasi aksionet në kompaninë…
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se, në një skenar përballjeje me Iranin, preferenca e…