KRYESORE

“Hej, kukulla e Putinit, ku je?”/ Anonymous sulmon Vuçiçin, hakohen adresat e zyrtarëve

Disa përdorues të rrjetit social Twitter, që pretendojnë të jenë pjesë e grupit ndërkombëtar të hakerëve, Anonymous, kanë vijuar me sulme ndaj presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Ky grup që prezentohen si hakerë, kanë bërë të ditur se ka hakuar qindra email adresa të zyrtarëve të qeverisë serbe.

“Hej kukulla e Putinit, ku je? Me qentë, akoma?!”, është mesazhi së fundmi i dërguar presidentit serb.

Grupi Anonymous nisi sulme ndaj Serbisë që në kohën kur Beogradi kishte vendosur barrikadat në veri të Kosovës.

Gjithashtu, grupi i hakerëve Anonymous ka akuzuar presidentin serb Aleksandar Vuçiq se po vepron si “kukulla e Putinit” ndërsa Serbia nxit konfliktin me Kosovën në një akt që Rusia shpreson se mund të shkëpusë Perëndimin nga Ukraina.

“Rusia po përpiqet të hapë një front të ri në Europë për të shpërqendruar Perëndimin,” tha për Fox Neës Digital, Ivana Stradner, një këshilltare e Qendrës Barish për Mbrojtjen e Demokracive për Integritetin Mediatik.

“Rusia nuk dëshiron të dërgojë trupa, tanke apo avionë në Ballkan ku ndodhen Kosova dhe Serbia”, tha Stradner.

“Ajo që Rusia dëshiron të bëjë është të krijojë kaos brenda rajonit.”

Kosova javën e kaluar mbylli kufirin e saj me Serbinë pasi të dy vendet po përballen me tensione në rritje. Serbët etnikë kishin ngritur barrikada në kufi për të protestuar kundër arrestimit të një ish-polici i dyshuar si i përfshirë në sulmet kundër policëve shqiptarë etnikë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

5 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

8 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

8 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

10 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

10 orë ago