LAJME

Tentim vrasja e të riut në lokalin ‘Exit’ në Prishtinë: Sherri nisi pas një debati, konfiskohet vetura e të dyshuarve

Mbrëmë ka ndodhur një rast i plagosjes  në lokalin “Exit Lounge” në lagjen Emshir në Prishtinë, ku një shtetas i Maqedonisë u qëllua me armë zjarri. Të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes, teksa viktima Burim Ajeti, 37-vjeçar u dërgua në QKUK për trajtim mjekësor. Në lidhje me këtë rast, Sinjali tashmë ka mësuar detaje të reja.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se rasti ka ndodhur derisa viktima dhe të dyshuarit ndodheshin në këtë lokal, ku fillimisht patën një mosmarrëveshje verbale, e më pas ekskaloi situata. Konflikti mes tyre për pak sa nuk përfundoi tragjikisht, pasi të dyshuarit të mllefosur nga debati me viktimën, ia drejtuan armët atij, ku njëri prej tyre edhe gjuajti.

Për pasojë, i riu pësoi lëndime në këmbë dhe u dërgua në spital, teksa Policia ka bërë ekzaminimet e nevojshme. Siç mëson Sinjali, në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë që është sekuestruar si provë në lidhje me rastin.

Ndërkohë hetimet për t’i identifikuar të dyshuarit tashmë kanë nisur, pasi edhe vetura e tyre është konfiskuar dhe pritet që të çojë në zbulimin e identitetit të personave të përfshirë. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit rasti është iniciuar si ‘Vrasje në tentativë”.

Ndërkohë nga Policia mbrëmë thënë se po ndërmerren veprimet e nevojshme për zbardhjen e rrethanave në të cilat ka ndodhur rasti.

“Rreth orës 21:00 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri, në një lokal, në lagjen Emshir të Prishtinës,

Nga arma e zjarrit lëndime ka pësuar një person, B.A, mashkull 37 vjeç, i cili është dërguar për tretman mjekësor.

Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë ngjarje.”, tha për Sinjalin zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

2 minuta ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

10 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

14 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

14 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

17 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

21 orë ago