FOTO&VIDEO

Martohet Dua Lipa! Këngëtarja i jep fund beqarisë me një ceremoni në Londër

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, dhe aktori britanik Callum Turner kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë në një ceremoni intime të zhvilluar në Londër.

Çifti u martua të dielën, më 31 maj, në Old Marylebone Town Hall, një nga vendet më të njohura për ceremonitë civile në kryeqytetin britanik. Në dasmë mori pjesë një grup i vogël familjarësh dhe miqsh të afërt.

Sipas fotografive të publikuara nga mediat britanike, Dua Lipa u shfaq e veshur me një fustan të bardhë elegant, doreza dhe një kapele të madhe të bardhë, ndërsa Callum Turner kishte zgjedhur një kostum blu të errët me kravatë, shkruan A2CNN.

Lajmi vjen gati një vit pasi çifti konfirmoi lidhjen e tyre dhe disa muaj pas shpalljes së fejesës. Dua Lipa zyrtarizoi fejesën me Turner në qershor të vitit 2025 gjatë një interviste për British Vogue, ku zbuloi se dëshironte të martohej pas përfundimit të turneut të saj botëror.

Romanca mes dy artistëve u përfol për herë të parë në janar të vitit 2024, kur ata u panë së bashku në Londër. Më pas, çifti e bëri publike lidhjen në rrjetet sociale në korrik të të njëjtit vit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

5 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

5 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja e policit në Maliq/ Autori jetonte në pyll me nënën e tij, fshihte arsenal armësh në stan

Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…

14 orë ago