Kryeministri i vendit, Albin Kurti, këtë të shtunë është parë në Podujevë i shoqëruar nga kandidati i partisë së tij për këtë komunë Shpejtim Bulliqi.
Kurti dhe Bulliqi janë parë duke shëtitur së bashku në sheshin e këtij qyteti.
Kurti gjatë ditës së djeshme nuk ishte i pranishëm në tubimet përmbyllëse për balotazhin e të dielës, pasi ishte në Paris ku ka marrë pjesë në Forumin e Paqes.
Sot, zyrtarisht vendi ka hyrë në heshtje zgjedhore, pasi nesër do të zhvillohet gara e balotazhit në 21 komuna.