Hetimet e Prokurorisë së Posaçme ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, kanë zbuluar sesi një numër biznesesh janë përdorur nga ortaku i kreut të Agjencisë për Menaxhimin e fondave me BE për të pastruar paratë, me fatura fiktive shërbimesh.
VoxNews ka siguruar dosjen hetimore në ngarkim të Ilir Beqajt, ku shihet sesi në të paktën sin ë një biznes të gastronomisë, ndihmojnë ortakun e ish-ministrit Beqaj, duke lëshuar fatura për shërbime që në realitet nuk janë kryer.
Në këtë veprimtari është përfshirë restoranti “ME’NAM”, në pronësi të barabartë të shtetasve Fisnik Fili dhe Ermal Mamaqi.
Sipas dokumenteve të Prokurorisë së Posaçme, Fisnik Fili pret fatura për organizimet e eventeve të restorantit “GAZONA” që dyshohet si lidhje e tërthortë e Ilir Beqaj.
Në dosje përmenden me detaje tre episode kur Fisnik Fili i restorant “ME’NAM” pret fatura me vlerë rreth 3.2 milionë lekë të vjetra në total.