KRYESORE

Kosova nën Perandorinë Osmane, historiani Schmitt: Shqiptarëve iu ndalua gjuha shqipe, përdorej serbishtja

Historiani i njohur ndërkombëtar, Oliver Jens Schmitt ishte të hënën mysafir në Seminarin Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare.

Në një ligjeratë të titulluar “Prishtina dhe Kosova në periudhën e vonë osmane – pikëpamja e diplomatëve austro-hungarezë”, të mbajtur në sallën e mbushur plot në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës, Schmitt foli për osmanizimin e popullit shqiptar në këtë anë.

Schmitt foli për jetesën shqiptarëve të Kosovës në periudhën e pushtimit osman, duke treguar se ata nuk kanë lënë pothuajse asnjë dëshmi të shkruar nga ajo periudhë. Kësisoj, ai tha se burime të rëndësishme për këtë mbeten diplomatët e Austro-Hungarisë që atëherë ishte fuqi e madhe që i ndiqte interesat e saj në Ballkan.

Historiani tregoi se si shqiptarëve të Kosovës nuk u lejohej gjuha shqipe nga qeveritarët osmanë dhe se si popullata e atëhershme këtu nuk kishte dikë në mesin e tyre për të dëshmuar një perspektivë të tyre për atë periudhë.

“Shqiptarët, të cilët ishin me shumicë sunite myslimane, u ndaluan ta zhvillonin kulturën e tyre të shkruar dhe gjithçka duhej të ishte në turqishten osmane”, tha Schmitt.

Ai tha se e vetmja gazetë zyrtare në atë kohë botohej në Prizren në turqishten osmane e në serbisht, dhe jo në shqip.

Schmitt tha se udhëheqësit osmanë s’e njihnin shqipen, që ishte gjuha e qytetarëve të cilët ata i qeverisnin.

Kjo, sipas tij është një nga arsyet pse burimet osmane për jetesën e asaj kohe janë “të kufizuara” dhe se “për shumë dekada nuk ka një perspektivë lokale apo rajonale mbi çështjet shoqërore e politike në Kosovë atë kohë”.

Schmitt foli për një rënie të kulturës shqiptare në Kosovë në atë periudhë.

Ai tha se diplomatët europianë krijonin “rrjet të infomratorëve lokalë, shpesh nga radhët e komunitetit katolik” për të “analizuar bindjet e banorëve për çështje të ndryshme”.

Akademiku tha se Vjena kishte ndihmuar në formimin e vetëdijes kombëtare shqiptare.

“Këtu në Kosovë kishte një identitet kombëtar shqiptar shumë të veçantë, sepse mungonte faktori krishter”, tha Schmitt.

Ideja e shtetformimit ishte “një sukses i rëndësisë kombëtare”, tha ai. Atë kohë, Schmitt tha se trevat shqiptare u ndanë dhe se “tekstet e robëruara për lëvizjen kombëtare u botuan nga intelektualët, të krishterët, bektashinjtë”. Kjo, ai tha se “e la përshtypjen që të tjerët nuk kanë luajtur asnjë rol, se të tjerët nuk kanë shkruar”. Por, ai tha se hisotiranët duhet t’i studiojnë edhe veprimet.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

4 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

9 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

18 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

19 orë ago