Ai ishte me mision në Kosovë, kur gjatë misionit të patrullimit takoi një vajzë 4-vjeçare, e cila vuante nga diabeti i tipit 1. Nuk u mendua dy herë dhe bleu menjëherë për të insulinën dhe një aparat të nevojshëm për të matur nivelin e glicemisë në gjak.
Më pas, pas kthimit në Itali, kontaktoi me mjekët e spitalit “Umberto I” në Romë, për të kryer hetime të thelluara dhe për të identifikuar terapinë e duhur. Tani vajza, pas një operacioni të vogël, është në gjendje më të mirë shëndetësore.
Kjo është historia e ushtarakut të ri Fabio Cervellieri, i cili, i mbështetur nga i gjithë Regjimenti i Karabinierëve, shpëtoi një jetë të re.
Shoqëruese e fëmijës ishte nëna e saj dhe gjithçka për to ishte e paguar, nga blerja e ilaçeve deri te udhëtimi, falë një mbledhje fondesh të organizuar nga Fabio dhe kolegët e tij.
Karabinierët kanë premtuar se do të vazhdojnë t’i qëndrojnë pranë vajzës së vogël, duke u siguruar që ajo të jetë mirë me shëndet.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…