KRYESORE

Historia e Leutrim Latifit dhe Ibrahim Qadrakut, të dyshuarve për tentim grabitjen në Prizren

Sot Policia e Kosovës ka arrestuar Leutrim Latifin dhe Ibrahim Qadrakun, dy të dyshuarit për tentim grabitjen dhe plagosjen e dy pronarëve të argjendarisë në Prizren. Sinjali mëson se përveç tyre, Policia e Kosovës ka arrestuar edhe personin që ua shiti të dyshuarve veturën me të cilën tentuan ta grabisnin argjendarinë.

Por kush është Leutrim Latifi dhe Ibrahim Qadraku?

Leutrim Latifi është recidivist i veprave penale të grabitjeve në Kosovë.  Ai dyshohej për shumë grabitje në fund të vitit 2018 dhe 2019, në banka e markete të ndryshme të vendit.

Ai në vitin 2018 ishte shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës, pasi ishte i përfshirë në këto raste të grabitjeve.

Latifi ishte arrestuar në Mal të Zi në vitin 2019 dhe ishte ekstraduar për në Kosovë për të dalë para drejtësisë.

Më 21 shtator Latifi dhe një tjetër i dyshuar ishin liruar me procedurë të rregullt nga Gjykata Themelore në Prishtinë, kurse më 24 shtator të njëjtit ishin arrestuar sërish nga Policia e Kosovës.

Rastet për të cilat dyshohet Ibrahim Qadraku

Sipas raportimeve të mediave, Ibrahim Qadraku ka qenë i akuzuar për dy grabitje të rënda në hotelin “Swiss Diamond”.

Ai gjithashtu ishte akuzuar për grabitjen në “TEB” në qershor të vitit 2014 dhe ishte dënuar me gjashtë muaj burgim.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

8 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

18 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

22 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago