Ministria e Jashtme e Qeverisë Hoti i ka anuluar të gjitha vendimet e marra nga ministria parprake e udhëhequr nga Glauk Konjufca.
Qeveria e udhëhequr nga Kryeministrit Avdullah Hoti ka marrë vendim bashkë me Ministrinë e Jashtme të anulojë të gjitha vendimet e ish-ministrit të Jashtëm dhe të Diasporës Glauk Konjufca.
Qeveria Hoti ka anuluar vendimet e kabinetit të Konjufcës kishte marrë vendim për shkarkimin e disa ambasadorëve duke përfshirë edhe ambasadoren Vlora Çitaku. Përveç Çitakut, Konjufca kiste marrë vendim të shkarkojë edhe Edon Canën, Lirim Grejçevcn, Shpend Kallabën, Mimoza Ahmetajn, Ylber Hysën si dhe Ramadan Avdiun. Sipas tij të lartcekurve i ka përfunduar mandati 4 vjeçar.
Konjufca katër muaj më parë kishte marrë vendim gjithashtu edhe shkarkimin e 14 konsuj të emëruar jashtëligjshëm sipas tij të Kosovës.
Më poshtë ju sjellim listën e konsujve:
Znj. Xheraldina Rexhepi – Konsulle në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Vjenë/Austri;
Z. Festim Lushtaku – Konsull në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Tiranë/Shqipëri;
Z. Kadri Balaj – Konsull në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Podgoricë/Mali i Zi;
Z. Henor Pakashtica – Konsull në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Sofje/Bullgari;
Z. Xhavit Gerbeshi – Konsull në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Duseldorf/Gjermani;
Z. Ngadhnjim Makolli – Konsull në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Kanberra/Australi;
Z. Ramiz Ismajli – Konsull në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Abu Dhabi/EBA;
Z. Ismet Hajdini – Konsull në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Pragë/Çeki;
Znj. Modesta Imeri – Konsulle në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Washington/SHBA.
Z. Eshref Haxhiu – Konsull në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Doha/Katar;
Z. Kadri Gërvalla – Konsull në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Shtutgart/Gjermani;
Z. Lutfi Bilalli – Konsull në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Frankfurt/Gjermani;
Z. Liridon Sadrija – Konsull në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës se Kosovës në Hamburg/Gjermani;
Znj. Diellza Hoti – Konsulle në Ambasadën e Republikës së Kosovës në EBA.
Edhe pse Konjufca kishte ndërrmarrë këtë iniciativë, ai nuk sipas Kushtetutës nuk mund të shkarkonte asnjë ambasador pa marrë lejen e Presidentit Hashim Thaçi.
Kushtetuta dhe Ligji për Shërbimin e Jashtëm i japin kompetenca Shefit të Shtetit të nxjerrë dekret për emërim dhe shkarkim të shefave të Misioneve Diplomatike.
Së fundi, Qeveria e re në krye me Avdullah Hotin ka marrë vendim t’i anulojë të gjitha ato vendime të ish-minsitrit Konjufca.