Kryeministri Avdullah Hoti ka folur edhe për masat e reciprocitetit ndaj Serbisë, që Qeveria Kurti i vendosi së fundi.
Hoti thotë se do ti heqë të gjitha pengesat për procesin e dialogut, përfshirë masat.
“Ne do t’i heqim të gjitha pengesat për procesin e dialogut, përfshirë masat. Do i japim shancë dialogut”, u shpreh Hoti në RTK.
Kryeministri Hoti thotë se nëse dialogu nuk shkon përpara, atëherë do të kenë mbështetjen e partnerëve tanë.
“E kemi diskutuar këtë gjë me partnerët, së shpejti do i hekim të gjitha pengesat”.