Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në konferencë për media, tha se në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë, janë dakorduar që të merren me masat rigoroze, dhe jo gjendjen e jashtëzakonshme.
“Ne kemi diskutuar për dy skenare të mundshme, skenari i parë, zbatim shumë rigoroz të masave, skenari i dytë, shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme. Ne jemi për skenarin e parë, për masat rigoroze, qytetarët t’i zbatojnë dhe ne t’i mbikqyrim”, tha Hoti.
Hoti tha se do të vazhdojnë t’i kontrollojnë qytetarët nëse janë duke i zbatuar masat e vendosura nga qeveria.
Ai tha gjithashtu se mundësinë për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme e lënë të hapur.
“Shkojmë momentalisht me skenarin e parë, me masat rigoroze, e lëmë të hapur mundësinë për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme. Gjatë kësaj kohe do të kemi strategji agresive mediale, sepse del që 30 për qind e qytetarëve besojnë që COVID-19, nuk është problem serioz”, u shpreh Hoti
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…