Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier në 24 vjetorin e masakrës së Reçakut, ka thënë se askush nuk duhet ta harrojë apo mohojë këtë masakër. Ambasada amerikane ka rishpërndarë një deklaratë që ambasadori Hovenier kishte dhënë vitin e kaluar në ceremoninë përkujtimore që ishte mbajtur në Reçak.
“Askush mos ta harrojë apo mohojë atë që ka ndodhur këtu” – kishte shkruar Jeff.
Derisa, ambasadori Hovenier në rrjetin social, Twitter ka publikuar një thënie të Martin Luther King.
“Ne besojmë se të gjithë njerëzit, pa dallim etnie apo feje, e meritojnë dinjitetin e të jetuarit në liri dhe siguri. Padrejtësia kudo është një kërcënim për drejtësinë kudo”, ka shkruar Hovenier.