Hoxha nga Drenasi, Osman Musliu, ka reaguar ashpër pas komenteve të anëtarit të Lëvizjes së Deçanit, Arbër Gashi, i cili konvertimet në fenë katolike i ka cilësuar si ““fitorja më e madhe e shqiptarëve në historinë e shekullit XXI”.
“Rugovasve dhe të tjerëve që u pagëzuan sot, urime! Vazhdojmë pa u ndalë, hap pas hapi deri në finalen e pashmangshme, drejt fitores më të madhe të shqiptarëve në historinë e shek. XXI” – ka shkruar Gashi në rrjetin X.
Duke publikuar një “screenshot” të raportimit të Nacionales për komentet e Gashit, hoxha Musliu tha e quajti Lëvizjen e Deçanit “Lëvizje të dreqit”, duke shtuar se ajo, bashkë me lëvizjen e vehabizmit dhe ekstremizmit janë “fitorja” më e madhe eSerbisë.
Musliu pati edhe fyerje, duke përdorur fjalë si “këlysh”, “mjeran” dhe “coftinë”.
“Kjo “LEVIZJE e DREQIT”edhe ajo e vehabizmit-extremizmit janë “FITORJA”ma e madhe e serbis e gjithe atyre armiqëve Lindje e Perendim qe nuk ua deshirojn te miren shqiptarëve dhe trojeve tona ju jeni klysh te atyre qe mundohen çdo ditë me shkatrrua Kosoven dhe Shqiptarin … OOOOO mjeran mos me te thanë coftinë!” – shkroi Musliu në llogarinë e tij në rrjetin “Facebook”.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…