POLITIKE

Hoxhë Shefqet Krasniqi flet nëse ende mendon që Vetëvendojse është parti “enveriste”

Hoxha Shefqet Krasniqi, nuk njihet për raporte fort të mira me Vetëvendosjen.

Madje, ai kohë më parë, sikur pati bërë thirrje që kjo parti të mos votohej, shkruan gazeta inFokus.

Por, tash duket se Krasniqi ka ndryshuar qëndrim.

Ai po thotë që tash Vetëvendosje kanë ndryshu, kanë lexu më shumë e ju është rritur diapazoni i dijes.

“Vetëvendosje ka ecë përpara shumë, nuk janë më ata që janë kanë, edhe ata besoj vet e kanë kuptu, prandaj desha të them që kanë ndryshu, është në pytje përvoja, mosha, janë pjekë, janë bërë më të rryer në poltiikë, kanë lexu më shumë, ju është zgjeru diapazoni i dijes në çëshjte politike e fetare e që neve shumë na intereson, sepse atëherë kur e kam thënë atë ka qenë pikërisht çështja fetare që më ka shty me thanë atë, unë për vete i vlerësoj njerëzit për nga puna, kontributi i tyre për atdhe por edhe për fe, kontributi i tyre për fe, lirija që na jepin për fe, fundja e kam borxh me ty e çdo musliman, e këna borxh me i kërku të drejtat tona e e këna obligim me përkrah atë që na përkrah të drejtat e tua, kushdo qoftë ai, me mujt krejt në xhenet i qoj, me mujt, por nuk don me shku për veti e kanë, mu të mi japin të drejtat e mija si komunitet, jo komunitet një mahall po 96%, e me na shkel të drejtat krejt këtij numri, veç në Kosovë ndodhë, me pas qentë e mahallës të drejta më shumë se muslimantë më shumë të drejta veç në Kosovë ndodhë, veç me i shkel me tenkë ka mbet, me i thanë njerëzve për shami me i qit prej pune e prej shkolle, me i konsideru berllog, aaa pse çka ki ti hise më shumë se unë në Kosovë”, ka thënë Krasniqi.

Ndërsa, ka thënë që të mos keqpërdoren deklaratat e tij të vjetra, shkruan gazeta inFokus.

“Po keqpërdoret emri im në këtë kontekst, dhe kjo nuk është mirë, mua më vjen keq që njerëzit e keqpërdorin emrin tim për interesa të tyre dhe më vjen keq që të tjerët apo dikush të mendon që unë e kam atë qënndrim, atë çka e kam thënë unë për Lëvizjen Vetëvendosje ka qenë në zgjedhjet e vitit 2009 e i bie 10 viteqë nga tani, për në atë kohë e kam pasur atë mendim, ama për qat kohë edhe e kam thanë sepse unë atë që e kam e them, ndoshta është e metë e imja e ndoshta vlerë, unë atë që e kom e thom, hipokrizi nuk bëj, ashtu kam menduar ashtu e kam konsideruar ashtu edhe jam shprehur, por qëndrimi im e bindja ime ka ndryshuar edhe qëndrimi im shumë pastaj, për 180 shkallë, unë plotësisht do të distancohem prej asaj video të shkurtër, apo asaj fjalije që është nxjerrur nga konteksti, e po përdoret, distancohem, nuk e kam atë qëndrim dhe se kam pas moti, qe 10 vjet, Lëvizja Vetëvendosje ka bërë ndryshime të mëdha pozitive, njerëzve nuk bon me ju hy në hak, jo që jam pjesë e ndonjë paritë, jo pasha të madhin Zot, as nuk jam kanë, as nuk jam e hiç nuk e besoj që do të jem, por, secilit qytetarë e njëri ndër ta edhe unë, kam të drejtë me vlerësu njërën më shumë se tjetrën e me përkrahë, kam të drejtë me thanë qëndrimin tim karshi njërës parti që e favorizoj apo më pëlqejnë qëndrimet e saj”, ka thënë Krasniqi.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

8 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

13 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

23 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago