Regjimi i Josip Broz Titos donte 16 termocentrale bërthamore dhe një bombë atomike në Jugosllavi në fazën e tij të hershme, tha Dubravko Merliq, autor i një serie të dokumntarëve të titulluar “Një dhe i vetëm”, që sjell një histori intriguese të programit bërthamor jugosllav.
Siç thotë ai, ky program bërthamor në fillimet e tij, menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, kishte për qëllim kryesor prodhimin e bombës atomike dhe vetëm më pas përdorimin paqësor të energjisë bërthamore.
Merliq tha se episodi i parë nga viti 1947 deri në fund të viteve 1980 është plot me arkiva, ku burimi kryesor është HRT (televizioni kroat ku do të shfaqet), por theksoi se kanë pasur bashkëpunim të mirë edhe me Muzeun Jugosllav.
“Në vitin 1947, ish-Jugosllavia doli plotësisht e shkatërruar financiarisht pas luftës, ka një numër të madh analfabetësh dhe në një situatë të tillë Tito vendos të ndërtojë tre qendra shkencore dhe ia dalin. Në zemër të gjithë kësaj është prodhimi i bombës atomike. Kjo zgjati deri në vitin 1966, kur situata politike ndryshoi, duke pasur parasysh që Tito u bë lider i të paangazhuarve”, tha Merliq.
Sipas tij, pengesat dhe problemet kryesore me energjinë bërthamore janë mundësia e aksidenteve, dhe asgjësimi dhe dekompozimi i mbetjeve radioaktive.
“Këto janë dy problemet kryesore të cilat po i trajtojmë në seri”, tha ai.
Termocentrali bërthamor i Kërshkos njihet si një nga dhjetë centralet bërthamore më të sigurta dhe më të mira në botë: “Shumica e atyre që e kuptojnë këtë thonë se është i sigurt sepse termocentrali punëson njerëz që jetojnë rreth tij.”
I vetmi termocentral bërthamor në Jugosllavi filloi të funksionojë në vitin 1975. Në HRT sot nis shfaqja e këtij seriali dokumentar për këtë çështje.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…