Ish-drejtori i Policisë së Ulqinit, Rudolf Elezoviç është zhdukur në rrethana misterioze. Mediat malazeze raportojnë se zyrtari i lartë i policisë ka humbur çdo kontakt me familjen nga data 27 maj.
Bëhet e të ditur se Elezoviç ka humbur në kufirin mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, në zonën mes fshatrave Pentar dhe Reç.
Kohët e fundit ai ka punuar se sektorin e anti trafikut ne policinë e kufirit të Malit të Zi.
Humbja e tij ka ngritur në këmbë edhe policinë shqiptare ku mësohet se ne bashkëpunim kane qene duke hetuar trafikun dhe goditjen e trafikut në dy anët e kufirit.
Rudolf Elezoviç kohët e fundit ka kaluar kufirin mes Shqipërisë dhe Malit të Zi disa herë.
Mësohet se kontaktin e fundit e ka pasur me një të afërm të tij mbrëmjen e 27 majit dhe se ka pritur qe në afërsi të zonës se Pentarit ne lumin Buna një person te vijë edhe ta marrë qe ta transportojë me varke ne anën e Malit të Zi dhe nga ai moment ka humbur çdo kontakt.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…