POLITIKE

Humbi betejën me koronavirusin, kush është arkitekti i njohur?

Ministria e Shëndetësisë njoftoi mbrëmjen e sotme se një 73- vjeçar kishte humbur jetën për shkak të koronavirusit.

ABC News ka mësuar se ai është arkitekti i njohur Hajdar Kovaçi nga qyteti i Durrësit.

Kovaçi qëndroi prej thuajse 3 javësh i intubuar në spitalin “Shefqet Ndroqi” por për shkak edhe të problemeve të tjera shoqëruese nuk mundi të mbijetonte.

Kovaçi ishte një personalitet i njohur në Durrës.

Për vite me radhë ka qenë në detyra të ndryshme si zv/president i dhomës së tregtisë, industrisë së qytetit dhe për dy mandate, anëtar i Këshillit Bashkiak nga radhët e PD, pjesëtar i Këshillit Rregullues të Territorit.

Njoftimi i Ministrisë Shëndetësisë:

COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: Ndërron jetë pacienti 73-vjeçar në spitalin “Shefqet Ndroqi”

Një pacient 73-vjeçar, i konfirmuar me COVID19, i intubuar prej 24 ditësh ka ndërruar jetë në spitalin “Shefqet Ndroqi” mbrëmjen e sotme.
Pacienti 73-vjeçar me inicialet H.K., nga Durrësi ishte prej thuajse 1 muaji në gjendje të rëndë, me Insuficience respiratore akute. 73-vjeçari vuante nga pneumonia bilaterale, detres i rëndë respirator (ARDS), me sëmundje bashkëshoqëruese Talasemi Minor dhe Hipertension Arterial. Megjithë pëpjekjet e jashtëzakonshme të stafit mjekësor në terapinë intensive, 73-vjeçari nuk arriti të mbijetojë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjeve të të ndjerit dhe apelon qytetarët t’i respektojnë me shumë rigorozitet masat e distancimit fizik, pasi janë përcaktuese për frenimin e përhapjes së COVID-19.

29 qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me COVID19, pavarësisht përpjekjeve të stafeve mjekësore të spitaleve COVID.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

SPAK sekuestron edhe hotelin e famshëm me 5 yje në Jalë

Ky që shihni në foto është hoteli Zig Zag në Jalë, që është sekuestruar sot…

15 minuta ago
  • POLITIKE

Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave

Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka dhënë një intervistë për revistën italiane ‘Vanity Fair’ me gazetaren…

20 orë ago
  • KRYESORE

SHBA-ja paralajmëron “përshtatje të kontributit” në KFOR

Shtetet e Bashkuara pritet të bëjnë ndryshime në kontributin e tyre në misionin e NATO-s…

24 orë ago
  • BREAKING NEWS

Trump: Marrëveshja me Iranin është nënshkruar

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se marrëveshja mes SHBA-së…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Ish-pjesëtari i ISIS-it dënohet për spiunazh në favor të Serbisë

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar ish-pjesëtarin e ISIS-it, Hysri Selimi, me gjashtë vjet…

2 ditë ago
  • KRYESORE

Bien çmimet e naftës pas njoftimit të marrëveshjes SHBA-Iran

Çmimet e naftës ranë në Azi të hënën pasi Pakistani, i cili ka ndërmjetësuar përfundimin…

2 ditë ago