LAJME

Humbi gruan nga Covidi, Muharrem Hoxha i përlotur: Më ka vrarë shumë, fle me televizorin ndezur se nuk dua të jem vetëm

Aktori i njohur, Muharrem Hoxha ka bërë një rrëfim për jetën dhe karrierën e tij. Ai ka treguar miqësinë e ngushtë me të madhin Fadil Hasa.

“Unë kam lindur në Tiranë në lagjen dibrane. Jam 73 vjeç. Unë kam kujtime të mëdha me Fadil Hasën. Ai më ka rritur. E kam njohur, sapo mbarova ushtrinë. Puna jonë po nuk pate një të të shtyjë, nuk bën dot para. Unë kam ndërruar 8 ndërmarrje, ku shkonte Fadili, shkoja dhe unë. Shkoja me Fadilin, se nuk më fusnin profesionist.

Unë me gruan, jam njohur me shkesë. Shkesi ishte halla ime. I kam pasur të gjithë me humor, si hallën dhe babin. Dy xhajet dhe hallën i kam pasur të internuar. Kjo më ndikoi shumë, pasi nga 7 ndërmarrje, asnjëra nuk më merrte në punë. Prandaj, më merrte Fadili me vete kudo”, rrëfeu Muharrem Hoxha në një intervistë televizive.

Gjatë rrëfimit të tij, Muharrem Hoxha me lot në sy ka folur për ndarjen nga jeta të bashkëshortes së tij dhe se si po e përjeton tani.

Hoxha tha se bashkëshortja ndërroi jetë nga Covid-19 dhe largimi i saj e ka vrarë shumë. Ai ka treguar se pas humbjes së bashkëshortes ai fle gjumë me televizor ndezur, sepse nuk dëshiron të jetë vetëm.

“Kam qenë në Pogradec kur ra pandemia. Atje kam jetuar për tre vite, lëvizja herë pas here, por karantina më zuri atje. Bashkëshortja ndërroi jetë nga Covidi. Muajin tjetër bën tre vjet. Më ka vrarë jashtë mase. Mbas fëmijëve në këtë moshë, ajo nuk zëvendësohet kurrë. Fle me televizor ndezur se nuk dua të jem vetëm. Shoh vetëm sport dhe filma. Kam qenë keq, me psikolog. Shkoja shpesh në Pogradec, sepse çdo gjë në shtëpi ishte me dorën e saj dhe doja të dilja, të ndërroja ambient”, u shpreh i përlotur aktori.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Kërkohet largimi i akcizës për derivate për ta frenuar rritjen e çmimeve të naftës

Rritja e çmimeve të derivateve pas shpërthimit të luftës në Lindjen e Mesme po reflektohet…

10 orë ago
  • KRYESORE

Trump: Putini mund të ndihmojë Iranin kundër SHBA-së dhe Izraelit

Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se homologu i tij rus, Vladimir Putin, mund të…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

“Blick” zbulon detaje shokuese nga ngjarja tragjike e para disa ditëve – Kush ishte personi që u lye me benzinë e i vuri flakën vetes brenda autobusit?

Ditë më parë Zvicra është tronditur nga një incident ku mbeten të vdekur 6 persona.…

14 orë ago
  • KRYESORE

‘Kriza’ për Presidentin e Kosovës, Kurti fton opozitën në takim urgjent

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të premten, 13 mars, se do të ftojë…

17 orë ago
  • KRYESORE

Rama acarohet për Ballukun/ Nxirret jashtë kryeministrisë gazetarja Ambrozia Meta

Gazetarja Ambrozia Meta është nxjerrë jashtë nga kryeministria pas një debati që zgjati disa minutame…

18 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Një muaj paraburgim për Gjestin

Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni për Çështje Penale, i ka caktuar masën e paraburgimit prej një…

18 orë ago