Një aksident i rëndë ka ndodhur ndoshta në qytetin rus të Yeisk në mbrëmjen e 17 tetorit. Një avion ushtarak më plot municion u përplas me një ndërtesë të lartë e cila mori flakë.
Të paktën një person humbi jetën kur një avion luftarak Su-34 u rrëzua pranë një ndërtese banimi në Yeysk. Lajmi bëhet i ditur nga kanali Mash në Telegram.
“Tre të tjerë, përfshirë një fëmijë, u shtruan në spital në gjendje të rëndë”, thuhet në deklaratë.
“Izvestia” pretendon se për momentin dihet për një të vdekur dhe dhjetë të plagosur.
Sipas video-regjistrimeve nga dëshmitarët okularë, pas shpërthimit nga rënia e avionit, banesat e njërës hyrje nga kati i parë deri në katin e nëntë kanë marrë flakë. Menjëherë pas shpërthimit, dëshmitarët panë një parashutë mbi vendin e ngjarje. Për disa kohë, banorët e qytetit dëgjuan shpërthime, sipas komenteve të tyre, me sa duket, municioni kishte shpërthyer.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…