Nga 1 janari 2025, qytetarët e Kosovës nuk do të kenë mundësinë të zhdoganojnë automjete më të vjetra se viti i prodhimit 2015.
Kjo është e përcaktuar në Ligjin e ri për Automjete, i miratuar nga Kuvendi i Kosovës, i cili ndalon importimin e veturave më të vjetra se 10 vjet. Sipas nenit 44 të këtij ligji, vetëm automjetet që plotësojnë standardet Euro 4 mund të importohen në Kosovë.
Gjithashtu, ligji kërkon që mjetet që importohen të kenë certifikatë konformiteti për veturat e reja dhe dëshmi të origjinës dhe pronësisë së mjetit ose pjesëve të tij.
Sipas të dhënave zyrtare, në Kosovë qarkullojnë rreth 500 mijë automjete të regjistruara, me një mesatare moshe prej 18 vjetësh. Mbi 144 mijë nga këto automjete janë importuar nga Gjermania dhe janë kryesisht të markës Volkswagen.
Kjo masë synon të përmirësojë cilësinë e ajrit dhe sigurinë rrugore, duke rritur standardet e automjeteve që qarkullojnë në vend.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…