Zyrtari kontrovers i Vetëvendosjes në Shqipëri, Hysamedin Feraj është lajmëruar sërish me akuza të rënda për kundërshtarët e liderit të tij, Albin Kurtit.
Feraj, që ditë më parë pranoi se ishte enverist dhe mori pjesë i mërzitur në varrimin e diktatorit, thotë se me zhvillimet aktuale në Kosovë mund të ketë përplasje qytetare. Ai e akuzon Thaçin dhe të tjerët se me këto veprime po dëshirojnë t’i bëjnë shërbim Serbisë, duke i dhënë territor.
Ky është postimi i tij i plotë:
Kosova drejt perplasjes qytetare?
Hashim Thaçi po nxiton si pa krye me i krye shërbimin e radhës Serbisë e Rusisë.
Në ketë vrap rrezikon me u përplasë me popullin shqiptar. Si parashikim nga e kaluara, prej saj nuk mund ta shpëtoj as vetë Kushtetuta, as Gjykata Kushtetuese, as regjimet me pushtet.
Në realizimin e vullnetit për vetëvendosje popullin shqiptar nuk e ka ndaluar:
– As kushtetuta e Jugosllavisë + e Serbisē + e Kosovës më vonë, as me 1968, me 1981, me 1990, e as me 1997.
– As regjimi i LKJ+ LKS+LKK nuk a ka ndalur LDK-ën, as regjimi paqësor i LDK-së nuk e ka ndalur luftën e armatosur te UÇK-së, as regjimi i Hashim Thaçit fitoren e LVV-së.
– Nuk e kanë ndalur as hafijet e Rankoviçit, as tankset e Millosheviqit, prandaj ka gjasë mos ta ndalojnë as veglat e Vuçiqit.
I gjithë ky skenar ogurzi vetëm për dy shërbime ndaj Serbisë:
1. Me heq reciprocitetin me Serbinë!
2. Me i dhënë territor shqiptar Serbisë!
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…