Hysen Durmishi e Rozeta Hajdari jashtë listës nga kandidatët e Vetëvendosjes që morën më së shumti vota

Me votat e numëruara deri tash, kanë dalur listat e kandidatëve të partive politike që potencialisht kanë siguruar ulëse në Kuvend.

Albin Kurti është më i votuari me mbi 222 mijë vota. Pas tij vjen Glauk Konjufca me 170 mijë vota. Faton Peci ka marrë vota si i treti me 84 mijë sosh.

Pas Pecit, vjen Hekuran Murati me 80 mijë, Albulena Haxhiu me 76 mijë, Xhelal Sveçla me 72 mijë e Donika Gërvalla me 68 mijë.

Befasi në këtë listë është këngëtarja Edona Llalloshi, e cila sipas kësaj liste ka siguruar 26 mijë e 765 vota.

Por, që në listën e me të votuarave nuk janë ministrja Rozeta Hajdari e as zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi.