KRYESORE

Hysen Durmishi intervistohet si i dyshuar për rrugën Prishtinë – Pejë

Vendin e ngatërroi, por jo edhe qëllimin për të cilin u nis.

Ndonëse jo në Prokurori Speciale, si i dyshuar, zëvendësministri në dorëheqje i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, u intervistua të premten e 18 prillit në Departamentin e Hetimeve në Policinë e Kosovës.

Durmishi u mor në pyetje nga hetuesit policorë lidhur me kallëzimin penal për korrupsion që kompania “Sallahu Sh.p.k” e bëri ndaj tij e të tjerëve për projektin e zgjerimit të rrugës Nacionale Prishtinë – Pejë, segmenti Kijevë – Dollc, raporton Kiks Kosova.

Pyetjeve të hetuesve policorë, Durmishi iu përgjigj për një orë.

E pas intervistimit si i dyshuar, ai tha për Kiksin se kallëzimi penal i bërë ndaj tij është i qëllimshëm dhe i bazuar në thashetheme.

Para hetuesve, ai mohoi se ka ndikuar për përzgjedhjen e kompanive fituese.

Përveç Durmishit, përmes këtij kallëzimi penal kompania “Sallahu” po i akuzon për korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare edhe ushtruesin e detyrës së menaxherit të prokurimit në këtë ministri, Shefqet Emërllahu dhe anëtarët e komisonit rivlerësues të këtij projekti, në përbërje të Florije Pajaziti si kryesues dhe anëtarëve: Afërdita Shkorreti dhe Hysejn Dobërçani.

Në kallëzimin penal që mban datën 23 korrik 2024, kjo kompani e kallëzon penalisht Durmishin të cilin e akuzon se ka porositur dhe ka ndikuar në raportin e komisionit rivlerësues të tenderit të 32 milionë eurove, për lotin 1.

“Sallahu” fillimisht e fitoi lotin 1 të këtij tenderi me ofertën e 7.1 milion eurove, por që pas rivlerësimit, komisioni e eliminoi nga ky tender, duke ia dhënë këtë llot kompanisë e cila e kishte ofertën më të lartë .

Durmishi fajësohet se në shenjë hakmarrje, pasi që ishte intervistuar nga Specialja për një kallëzim penal që ia bëri kjo kompani për një projekt tjetër, i kishte thënë komisionit rivlerësues që ta injorojnë ofertën e kompanisë “Sallahu”.

Prandaj, kjo porosi e Durmisht, sipas kompanisë “Sallahu” ishte bërë sebep për eliminimin e saj nga gara për këtë tender, ndonëse pretendon se i kishte plotësuar të gjitha kërkesat e tenderit dhe për më tepër, kishte qenë kompania me ofertën me çmimin më të ulët, që është kriteri kryesor i përzgjedhjes së fituesit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

9 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

18 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

23 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago