Një i akuzuar është arratisur sot nga Pallati i Drejtësisë, pas përfundimit të seancës gjyqësore, merr vesh Gazeta Online Reporteri.net.
Sipas burimeve, personi që është arratisur është L.H dhe se i njëjti gjatë ikjes e ka shtyrë policin, të cilit i ka shkaktuar lëndime në këmbë. Rasti ka ndodhur rreth orës 10:30.
I arratisuri është i moshës 22-vjeçare. I njëjti ka ikur në drejtim të objekteve të banimit “ARIANI COMPANY”, në drejtim të “PRINCESHËS”, dhe ka qenë i veshur me të bardha.