Dikur përkrahjen më të madhe e kishte nga shefi i partisë. Dhe falë mbështetjes nga lideri, Alban Hyseni, arriti të marrë vota për t’u bërë edhe kryetar i komunës së Gjilanit.
Por pakënaqësitë për të tashmë janë shfaqur brenda degës së LVV-së ku ai është kryetar.
Dyshimet për Hysenin nisen qysh kur ai erdhi në krye të Gjilanit, por u shpërfaqen kur doli në publik komunikimi i grupit të aktivistëve të LVV-së në Gjilan ku edhe kryetari
Tendenca e Hysenit për të futur në taborin e tij, drejtoreshën e arsimit, duket se i ka penguar Ema Aliut e cila është anëtare e kryesisë së Vetëvendosjes.
Pas kësaj i kundërpërgjigjet prap Hyseni.
Muhabeti i tyre ndërpritet pas një ndërhyrje që bën anëtari tjetër i partisë, Edon Buca.
Nga kjo bisedë flitet për dërgimin e disa pyetjeve të testit pranues bashkëshortes së sekretarit Buca për punësim si mësimdhënëse në Gjilan.
Kjo bisedë e ka nervozuar të parin e Komunës, i cili edhe kërcënon aktivistët me mbyllje të grupit.
T7 ka provuar të kontaktojë me kryetarin e Gjilanit për të kërkuar sqarime rreth këtyre punësimeve, por ai ka qenë i paqasshëm në telefonin e tij. Njejtë kanë vepruar edhe anëtarët e kryesisë të përfshirë në këtë diskutim.
Një rast i rëndë është regjistruar këtë të martë në Vjenë të Austrisë. Sipas raportimeve…
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se Shtetet e Bashkuara duhet ta rishqyrtojë anëtarësimin e…
Lokali “My Place” punoi të hënën prej mesnate deri në mëngjes me disa njerëz brenda.…
Senatori amerikan Lindsey Graham deklaroi se ka biseduar me Presidentin Donald Trump rreth “mosgatishmërisë” të…
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se mendonte se Europa do të kishte ndihmuar SHBA-të…
Izraeli thotë se ka vrarë një tjetër figurë të lartë të Iranit, Ali Larijani, në…