I dërguari i Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump në Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, ka kritikuar rrjedhjen e informacionit të klasifikuar amerikan që sugjeronte se dëmi i shkaktuar nga sulmet e së shtunës amerikane në tre lokacione bërthamore iraniane ishte i kufizuar.
Kjo, duke i quajtur burimet “tradhtare” në një intervistë me Fox News të martën në mbrëmje.
Shtatë persona të informuar mbi një vlerësim të hershëm të inteligjencës amerikane i thanë CNN se programi bërthamor i Iranit ishte vetëm disa muaj prapa nga sulmi amerikan, pavarësisht përdorimit të 14 bombave të mëdha “bunker buster” në bastisje.
Analiza amerikane e dëmit në lokacione dhe ndikimi i sulmeve në ambiciet bërthamore të Iranit është duke vazhduar dhe mund të ndryshojë ndërsa më shumë inteligjencë bëhet e disponueshme.
Duke folur me prezantuesen e Fox News, Laura Ingraham, të martën, Steve Witkoff tha “është e qartë se rrjedhja e këtij lloj informacioni, çfarëdo informacioni, çfarëdo faqeje që del, është e papranueshme, është tradhti”.
“Pra, duhet të hetohet dhe kushdo që e bëri, kushdo që është përgjegjës për të duhet të mbahet përgjegjës”.
Duke folur për CNN për raportin ekskluziv, dy nga personat e njohur me vlerësimin thanë se rezervat e uraniumit të pasuruar të Iranit nuk u shkatërruan.
Një nga personat tha se centrifugat janë kryesisht “të paprekura”.
Një burim tjetër tha se inteligjenca vlerësoi se uraniumi i pasuruar ishte zhvendosur nga vendet para sulmeve amerikane.
Trump të martën e hodhi poshtë raportin si “lajm të rremë”, ndërsa Witkoff, duke folur për Fox, e quajti atë “plotësisht absurd”.
“Nuk ka dyshim se [aftësia bërthamore e Iranit] u zhduk. Pra, raportimi atje që në disa mënyra sugjeron se ne nuk e arritëm objektivin është thjesht plotësisht absurd”, tha ai.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…