LAJME

I dyshuari për sulmin me granatë dhe armë te diskoteka “Stop” në Gjilan përfundon në qeli për 48 orë

Mbrëmja e të enjtes në diskotekën ‘Stop’ në Gjilan, ishte rezervuar disa artistë, por jo gjithçka shkoi ashtu siç ishte planifikuar pasi koncerti u ndal në gjysmë nga Policia.

Një person hodhi granatë dore që fatmirësisht nuk shpërtheu dhe gjuajti me armë pas një konflikti verbal me sigurimin e diskotekës. I dyshuari tashmë është arrestuar dhe ndodhet në ndalim policor, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se i dyshuari që u arrestua është Lorent Cana, 22-vjeçar, i cili po dyshohet se shkaktoi rrezik të përgjithshëm për shkak të një mosmarrëveshje me punëtorët e sigurimit.

Lorent Cana

Gjithçka ndodhi gjatë performancës së Mozzikut, kur Policia intervenoi dhe urdhëroi që të largohen të gjithë.

Të shtënat me armë nuk shkaktuan lëndime te personat që ndodheshin përreth, mirëpo një veturë që ishte e parkuar afër ka pësuar dëme materiale.

Edhe nga Policia e Kosovës e kanë konfirmuar rastin për Sinjalin dhe kanë bërë me dije se kanë kryer edhe bastisje në shtëpinë e të dyshuarit.

“Njësiti i hetimeve rajonale nga Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, pas një pune mirë të organizuar operacionale dhe veprimeve të shpejta hetimore, ka arritur që të identifikojë, lokalizojë dhe arrestojë të dyshuarin me inicialet L.C. (viti i lindjes 2001, mashkull kosovar shqiptar) me dyshimin se i njëjti me datën 28.07.2023 rreth orës 01:50 ka hedhur një granatë dore dhe ka shtënë me armë zjarri në oborrin e një diskoteke në qytetin e Gjilanit”.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe nga prokurori i shtetit është lëshuar vendimi mbi ndalimin për 48 orë, ndërsa ndaj tij do të ngritet kallëzim penal për veprat penale “Shkaktim i rrezikut te përgjithshëm’’ dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Zelensky: Rusia i dha Iranit Shahede me të cilat sulmoi bazat amerikane në Lindjen e Mesme

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i tha CNN se Rusia furnizoi Iranin me dronë që më…

9 orë ago
  • KRYESORE

Pse SHBA-të e kanë vënë në shënjestër ishullin Kharg të Iranit?

Presidenti Donald Trump ka thënë se ushtria amerikane ka bombarduar një ishull të vogël pranë…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Protesta për Ligjin për të Huajt, bllokohet rruga në Jarinje në anën e Serbisë

Pjesa e rrugës në anën e Serbisë që çon në kalimin kufitar në Jarinje është…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Sa kërcënuese janë raketat supersonike CM-400 që Serbia bleu nga Kina?

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar të mërkurën (12 mars 2026) se vendi i…

16 orë ago
  • KRYESORE

Petkovic del në media për Ligjin e Kosovës për të Huajt: S’po integrohemi në sistemin e tyre e as s’po e njohim pavarësinë

Kreu i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në qeverinë e Serbisë, Petar Petkovic, ka reaguar…

16 orë ago
  • KRYESORE

Plenkoviq pas deklaratave të Vuçiqit: Kroacia, Shqipëria e Kosova s’e kanë ndërmend të kërcënojnë integritetin territorial të askujt

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, duke komentuar retorikën që po e përsërit presidenti i Serbisë,…

16 orë ago