“I gjithë Tivari do të hidhet në ajër”, kërcënimi që shqetësoi qytetin shqiptar

Një thirrje anonime në një radio lokale, ka ngritur alarmin në qytetin bregdetar të Malit të Zi, Tivar.

Telefonuesi, sipas gazetës “Vijesti”, gjatë bisedës së shkurtër me punëtorët e “Radio Bar”, ka thënë se “nëse nuk e njoftoni policinë për eksplozivin, për 10 minuta i gjithë qyteti do të hidhet në ajër”.

Sipas drejtoreshës së “Radio Bar”, ajo menjëherë ka njoftuar Policinë.

Pjesëtarët e Policisë po kontrollojnë portin e Tivarit, që është më i madhi në Mal të Zi, nëse ka vërtetë eksploziv, shkruan tutje “Vijesti”.

“Punëtorët e portit janë evakuuar, derisa policia të bëjë punën e saj”, shkruan tutje “Vijesti”.

Tivari është qytet shqiptar, por e dminojnë malazezët e serbët.