Shqipëria ka shpallur ‘non grata’ dhe pritet që të dëbojë një spiun iranian.
Personit në fjalë do ti ndalohet hyrja në Shqipëri për 15 vitet e ardhshme.
Bëhet fjalë për Dabiel Kassraee 29 vjeç nga Irani me nënshtetësi italiane.
Urdhri për dëbimin e tij është firmosur nga ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj me vendim nr.172 dhe pritet që të dërgohet në orët në vijim drejt Italisë.
Të dhënat e grumbulluara nga shërbimet inteligjente flasin se 29-vjeçari është agjent me veprimtari spiunazhi, i infiltruar nga Ministria e Inteligjencës Iraniane.
Gjatë periudhës kur Dabiel Kassrae ka qëndruar në Shqipëri ai është përpjekur të mbledhë informacione për azilantët e opozitës iraniane të strehuar në Shqipëri, përmes një marrëveshje sekrete mes SHBA-së dhe vendit tonë.
Kassrae është shfaqur shpesh herë në kampin e muxhahedinëve në Manzë të Durrësit, ku dyshohet se në disa episode ka tentuar të krijojë kontakte dhe rekrutojë ish-anëtarë të MEK.
Aktualisht 29-vjeçari ndodhet në një kamp në Vorë dhe pritet që të dëbohet në orët në vijim.
Kujtojmë se nga Shqipëria janë dëbuar dhe janë shpallur ‘Non Grata’ rreth 80 persona të huaj për veprimtari të dyshimta, kryesisht shtetas iranianë.
Edhe vitet e fundit dy diplomatë iranianë u dëbuan nga Shqipëria, ndërsa në vitin 2018 u dëbua edhe krye-diplomati i Ambasadës Iraniane në vendin tonë. Ndërkohë po hetohen edhe persona të tjerë që mund të ketë bashkëpunuar i riu i infiltruar nga Ministria e Inteligjencës Iraniane.
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…