FOTO&VIDEO

Studentja shqiptare që “tërboi” serbët me hartën e Kosovës: Më kërcënuan me jetë!

Megi Cara është studentja shqiptare në Londër e cila nisi peticionin për vendosjen e Kosovës në hartën e kompanisë Apple.

Cara tregon e me dhjetëra qytetarë serbë e kanë kërcënuar me jetë. Po ashtu, Megi shton se peticioni është mbështetur nga figura të njohura të muzikës shqiptare, si: Dua Lipa, Rita Ora, Ava Max, Besa Kokëdhima, Era Istrefi, Elvana Gjata etj.

20-vjeçarja e cila prej kohësh jeton dhe studion në Londër, tregon për “Shekulli”-n si lindi ideja e këtij peticioni.

“Është nisur për dy arsye kryesore: Asimilimi i shqiptarëve të Kosovës që jetojnë në Preshevë dhe mungesa e shfaqjes së Kosovës në Apple Maps. Pasi dëgjuam lajmin se Palestina nuk ishte në hartat elektronike, njeri nga miqtë e mi bëri pyetjen: ‘Pse askush nuk po flet për faktin që Kosova nuk është në hartë?!’ Ai moment ishte kulminant për nisjen e peticionit nga ana ime. Synimi im dhe i të gjithë shqiptarëve që kanë nënshkruar peticionin në mbarë botën është që Kosova të ketë kufij të qartë territorial dhe të paraqitet me emër, sepse momentalisht paraqitet vetëm me dy koordinata gjeografike”, tregon ajo.

Kërcënimet

Studentja me origjinë nga Mamurrasi thotë se nisja e këtij peticioni ka revoltuar mjaft serbët të cilët e konsiderojnë Kosovën pjesë të tyren. Megi thotë se mesazhet kanë qenë nga më të ndryshmet deri në kërcënim për jetën, por kjo gjë nuk e ka frenuar atë për t’u tërhequr.

“Më kanë ardhur mbi 30 mesazhe nga serbët dhe shumë komente prej tyre. Disa nga mesazhet kanë qenë mjaft fyese dhe disa të tjerë më kanë kërcënuar me jetë. Fatmirësisht, atyre personave u kam treguar se do flas me mediet dhe t’u tregoj shqetësimet e mia, pastaj ata janë larguar”, rrëfen studentja.

Personazhet

Në fjalën e saj, studentja thotë se ndihet mjaft e motivuar, pasi personazhet publike me famë ndërkombëtare e kanë plotësuar këtë peticion.

“Numri i personazheve të famshëm që kanë suportuar peticionin duke e nënshkruar dhe shpërndarë, ka qenë i paimagjinueshëm nga ana ime. Duke filluar nga emra të njohur të muzikës shqiptare dhe ndërkombëtare: Dua Lipa, Rita Ora, Ava Max, Besa Kokëdhima, Era Istrefi, Elvana Gjata, Sidrit Bejleri, Kapital T dhe shumë e shumë të tjerë. Unë nuk kam patur kontakte me ta, por u jam mirënjohëse, sepse falë tyre peticioni u bë viral”, tregon më tej Cara.

Përjashtimi

Në një tjetër pikë në të cilën ndalet Megi është edhe arsyeja se përse Kosova nuk është pjesë e hartës së Apple.

“Arsyeja e parë është për shkak të statusit konstitucional të Kosovës në Serbi ku Kosova njihet nga qeveria dhe populli serb si provincë e Serbisë. Arsyeja tjetër është se Apple konsultohet me Këshillin e Sigurisë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara për pasqyrimin e shteteve në hartë dhe fatkeqësisht, Këshilli i Sigurisë së OKB-se ka pranuar kërkesën e Serbisë”.

Shpresa

Megi thotë se më e mira që ajo pret është që peticioni të detyrojë kompaninë Apple ta shtrojë për diskutim çështjen e kufijve të Kosovës dhe idealisht, të vendosin ta paraqesin si shtet më vete.

“Duke qenë se Apple është një kompani e bazuar në SHBA dhe SHBA ka qenë ndër të parat që ka njohur Kosovën si shtet i pavarur, gjëja më e logjikshme dhe më e drejtë për t’u bërë nga Apple është që të marrë parasysh kërkesën tonë. Kam shumë besim që gjërat do ndryshojnë dhe do marrin një rrjedhë pozitive”, sqaron e reja.

Ajo e shtrin më tej ëndrrën e saj që ky peticion t’u tregojë qeverive të Shqipërisë dhe të Kosovës se shqiptarët duan të bashkohen, se ata i duan qeveritë e të dyja vendeve të bashkëpunojnë për t’u afruar, deri në heqjen e kufirit mes dy vendeve.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

3 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

8 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

22 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

23 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago