FOTO&VIDEO

I izoluar nga bota, fshati italian ku nuk flitet italisht

Sancto Lucio de Coumboscuro është një fshat i izoluar thuajse në çdo kuptim. I ndodhur midis Italisë dhe Francës, gjuha e tij zyrtare është ajo provansale, një dialekt i lashtë mesjetar neolatin i oksitanishtes. Jo më shumë se 30 njerëz jetojnë në fshat, dhe kryesisht janë familje barinjsh, jeta e të cilëve nuk është aspak e lehtë. Energjia elektrike shpesh mungon për javë të tëra gjatë dimrit, ndërsa lidhja me internetin është minimale. Në fshat mungojnë baret, supermarketet, restorantet, por shpesh banorët organizojnë aktivitete të ndryshme folklorike.

Banorët më të rinj të fshatit zakonisht largohen nga vendlindja e tyre në kërkim të një të ardhmeje më të mirë në qytete të mëdha, mirëpo mes tyre ka dhe nga ata të rinj që kanë zgjedhur të qëndrojnë dhe të punojnë në tokën e të parëve të tyre.

“Vizitorët janë të mirëpritur të vijnë të qëndrojnë me ne, pasi ne kemi nevojë për njerëz që të zbulojnë botën tonë, kemi kaq shumë trashëgimi për të ndarë”, thotë Garrone, një nga të rejat e fshatit. Si gjuhën e saj amtare, ajo konsideron gjuhën provansale dhe jo italishten, ndonëse gjuha provansale shihet si një përzierje midis frëngjishtes dhe italishtes. Ajo shpjegon se të qenit pjesë e një bashkësie socio-kulturore dhe gjuhësore që është trashëguar ndër shekuj, i jep asaj një ndjenjë të fortë identiteti etnik.

Zona e rajonit të Piemontes ku ndodhet Coumboscuro ka kaluar midis sundimit italian dhe francez disa herë në histori, gjë që shpjegon pse vendasit nuk ndjehen as italianë dhe as francezë, por thjesht provansalë. Në vitet 1950, gjuha vendase nisi të mësohej në shkolla, duke i dhënë komunitetit më shumë mundësi për ta ruajtur dhe trashëguar atë.

Pas fushatave ndërgjegjësuese nga komuniteti lokal, Italia njohu zyrtarisht ekzistencën e pakicës oksitone në vitin 1999, dhe provansalishtja si gjuhë mbrohet tashmë nga ligji kombëtar. Sidoqoftë, gjuha provansale mbetet një gjuhë e rrezikuar dhe u fut në Atlasin e Gjuhëve Botërore në Rrezik nga UNESCO në vitin 2010.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

3 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

17 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago