Gjatë ditës së sotme ka vazhduar gjykimi për vrasjen mizore ndaj Marigona Osmanit.
Në Gjykatën e Ferizajt sot ka dëshmuar i dyshuari tjetër për rastin, Arbër Sejdiu.
Sejdiu ka mohuar ta ketë goditur me shkop Marigonën, duke deklaruar se ka insistuar që atë ta dërgonin në spital.
“I jepte frymë prej gojës, më duket ndihmën e parë, ajo qitke gjak, zi ka qitë, dhe i kam thënë (Dardanit) veshe e ço në spital” – tha Sejdiu.
“Unë në atë moment kom mendu veç qysh me çu çikën në spital e me pshtu…nuk e di a ka qenë gjallë apo e vdekur, por dëshira ime ka qenë me pshtu atë çikë, sytë i ka pas qelë” – shtoi ai.
Sipas Sejdiut, ngjarja nga banesa e deri në spital ku të ndjerën e kishin braktisur, ka rrjedhë si në vijim.
“Kam dalë e kam thirr liftin, e kom pytë Dardanin a don me t’ndihmu me e mbajt Marigonën, ka thënë se e mban vet….kemi shku tek spitali, unë kom vrapu drejt spitalit në shpejtësi të madhe, kam hy në spital dhe i kam thënë një motre se është një vajzë në gjendje të shumë të keqe… kur kam dalë e kom pa Dardanin e rrëzuar dhe të ndjerën e ka pasur përmbi, i kish hupë forca me e çu Marigonën nalt… i kam largu njerëzit e tjerë, e kam kap Marigonën nga këmbët kurse ai prej durave dhe e kena çu në spital”.
Tutje ai ka thënë se nuk e kanë ditur që Marigona kishte ndërruar jetë.
Mes tjerash ai ka deklaruar se nuk qëndron prapa deklaratës së parë që e kishte dhënë pasi ka qenë nën ndikimin e kokainës.