“I keni hapur luftë Allahut”, besimtari i kërkon llogari policisë për arrestimin në Kamëz

Ronald Kryemadhi i cili u arrestua në Kamëz nga policia pas rezistencës me ar më ndaj policisë kundër shoqërimit në gjykatë ishte edhe praktikant i besimit islam.

Ndaj tij kishte një proces të hapur për dhunê në familje dhe moslejimin e fëmijëve në shkollë.

Kjo e fundit duket se ka lidhje edhe me besimin fetar, pasi edhe një i njohur i tij, gjithashtu besimtar mysliman, teksa i kërkonte llogari policisë për arrestimin, legjitimonte veprimin e tij për të mbajtur fëmijët larg arsimit.

“Pse e keni arrestuar, flisni. E marr unë dënimin e tij nëse ka fyer dikë, nëse ka sharë e marr unë përgjegjësinë. Allahu ju shkatërroftë ju dhe ligjet tuaja, jeni duke luftuâr kundër Allahut. Kush zemëron një besimtar të Allahut i ka hap luftê Allahut. Hiqni dorë se jeni në luftê me Allahun. Allahu ka me zbrit dënim dhe ndëshkim për ju. Kanë arrestuar një mysliman të pafajshëm, u dashka me çu fëmijët në shkollë me i zhvesh fëmijët. Unë e njoh, është shumë i qetë. Pendohuni te Allahu para se tu vijë vdekja se nuk ka më shpëtim për ju.”