Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur. Shumë shpesh angazhohen edhe grupe vullnetare që të zbulojnë gjurmët e personave që s’dihet asgjë për fatin e tyre. Kështu ka ndodhur së fundmi edhe në Fushë Kosovë, e cila ka raportuar se djali i saj i mitur është zhdukur.
Sinjali raportoi se nëna ka deklaruar se i biri 15-vjeçar ishte larguar nga shtëpia gjatë ditës së djeshme dhe nuk kishte informacione për vendndodhjen e tij.
Pasi i njëjti s’ishte lajmëruar në thirrjet e saj, ajo vendosi ta njoftojë Policinë dhe si rezultat i mituri është gjetur.
I njëjti fillimisht i ka njoftuar hetuesit policorë se është rrëmbyer e më pas gjatë intervistimit është zbuluar se e kishte inskenuar gjithë ngjarjen.
Lidhur me rastin, është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit.
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…