Tetë persona humbën jetën si pasojë e një zjarri që përfshiu një shtëpi për të moshuarit në periferi të kryeqytetit serb.
Shtatë persona të tjerë u plagosën nga zjarri që shpërtheu rreth orës 3:30 të mëngjesit në Barajevë, një komunë në skajin jugor të Beogradit.
Policia nuk ka lëshuar menjëherë një deklaratë zyrtare, për ngjarjen që ndodhi në azilin ku qëndronin më shumë se 30 të moshuar dhe stafi që përkujdesej për ta.
Ministri i kujdesit social i qeverisë serbe Nemanja Starovic tha për mediat se paraprakisht dyshohet se një nga të moshuarit i ka vendosur flakën një dysheku, i cili më pas u përhap me shpejtësi.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…