Anëtari i Nismës Socialdemokate, Zafir Berisha, ka reaguar pasi bashkëpartiaku i tij dje e kërcënoi Albin Kurtin e VV’së e vrasje, duke vazhduar tutje ta quajë këtë të fundit edhe ‘psikopat’.
Përmes një shkrimi të gjatë të publikuar në rrjetin social Facebook, Berisha ka ka cituar një studiues të psikologjisë kriminale dhe profesor në Universitetin e Columbias, për të treguar se sjelljet e Kurtit janë ato të një ‘psikopati’.
“Zakonisht psikopatët kanë një gamë sjelljesh, duke miratuar njërën ose tjetrën në varësi të kontekstit në të cilin ata ndodhen, sillen si kameleonë. Ata janë aktorë të aftë, që u tregojnë të tjerëve karakterin më të përshtatshëm për qëllimin e tyre”, ka shkruar ai.
Shkrimi i plotë:
Kulmi i mjerimit në një shoqëri është kur pa vetëdije (media e institucione) vihen në shërbim të një psikopati i cili sillet si “shoëman” pas mashtrimit që i ka bërë me mjeshtëri një pjese të madhe të “miletit” i cili është i kapluar nga kriza morale e që “shpëtimin” e sheh, duke tentuar të mbahet për fijen e “kashtës”!!!
P.S; Sipas Robert Hare, studiues i psikologjisë kriminale dhe profesor në Universitetin e Columbia-s, rreth 1% e popullsisë kanë këtë profil sjelljeje, dhe shumë prej tyre nuk vihen re nga shoqëria. Shumë prej tyre mund të jenë punëtorë dhe menaxherë të mirë.
Zakonisht psikopatët kanë një gamë sjelljesh, duke miratuar njërën ose tjetrën në varësi të kontekstit në të cilin ata ndodhen, sillen si kameleonë. Ata janë aktorë të aftë, që u tregojnë të tjerëve karakterin më të përshtatshëm për qëllimin e tyre.
Psikopatët janë gënjeshtarë. Në fillim njerëzit krijojnë besim tek ata, janë të disponueshëm, të dashur, paraqiten në gjendje të mirë ekonomike, por me kalimin e kohës del në pah karakteri i tyre i sëmurë.
Një tjetër tipar që i karakterizon, është kërkimi i vazhdueshëm për sfida të reja, përmes të cilave ata mund të arrijnë pozicionet më të rëndësishme, duke shijuar më shumë pushtet dhe aftësinë për të manipuluar të tjerët. Megjithatë, në këtë rrugëtim ata ecin në kurriz të të tjerëve. Janë individë që nuk marrin përgjegjësi për gabimet e tyre.
Aktualisht nuk ka trajtim efektiv për këtë sëmundje dhe shumica e specialistëve pretendojnë se integrimi social i këtyre individëve është mjaft i vështirë, edhe pse ata kanë filluar të zbatohen disa trajtime që duken mjaft efektive për këtë çrregullim.