FOTO&VIDEO

I prekuri me Covid 19 nga Vitia kërkon të lirohet nga spitali: S’kam asgjë, s’mund të rri i mbyllun

Një nga të prekurit me koronavirus nga familja në Viti ka folur përmes një lidhjeje direkte në televizionin publik.

I prekuri me virusin covid-19 thotë se ai dhe gruaja e tij janë mirë, ndonëse edhe ajo ka rezultuar pozitive në testin për koronavirus.

Banori i Vitisë thotë se vetëm babai i tij 77-vjeçar, i cili ishte rasti i parë i infektuar me koronavirus në Kosovë, është më keq me shëndet, ndërsa ai dhe gruaja e tij janë mirë dhe se kërkon të lirohet menjëherë nga karantina në infektivë.

“Babën e kam ma ligësht, por këtu vec po na maltretojnë. Hic asgjë s’kam, unë kam fjetur në kerr, kam shku, kam ardhur pastaj. Qe një javë këtu. Babai ka qenë në itali, kur ka ardhur nuk është ndier mirë… Unë e kam qëllimin me më lëshu sepse unë kam fëmijë, kam pula, i kam të gjithë. Nuk mund të rri këtu në Prishtinë i mbyllur”, ka thënë ai për RTK’në.

Ndryshe, Vitia është qyteti që ka më së shumti të prekur nga virusi covid-19. Pas 77-vjeçarit që erdh nga Italia, rezultuan pozitiv edhe djali dhe reja e tij. Më pas Instituti Kombëtar i I Shëndetit Publik njoftoi se edhe katër raste të tjera që dolën pozitive ishin nga fshati Stubëll i Vitisë, familjarë të ngushtë të 77-vjeçarit që u diagnostikua të premten më 13 mars.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

3 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

13 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

22 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

1 ditë ago