Arjon Hasaj ka pranuar para hetuesve se është autori i vrasjes së 33-vjeçarit Ramazan Mataj, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 4 janarit në fshatin Dragoç të Shkodrës. Hasaj ka marrë përsipër kryerjen e krimit dhe ka shpjeguar motivin që e shtyu drejt këtij akti të rëndë.
Hasaj pranon se vrasjen e kreu nga një lidhje dashurie që Ramazan Mataj kishte me motrën e tij prej 6 vitesh. Ai tha se gjatë kësaj periudhe, Mataj kishte shkatërruar dy martesa të motrës së tij dhe se kishte shpërndarë video intime të saj te ish-burrat dhe persona të tjerë në fshat.
“Unë jam personi që e kam vrarë shtetasin Ramazan Mataj. Prej 6 vitesh ai kishte një lidhje me motrën tonë. Ramazani është personi që i ka prishur dy martesa motrës në 6 vitet e fundit. Ai këtë histori ia ka treguar shumë personave në fshat dhe më gjërë ndërsa është personi që divorcoi dy herë motrën tonë. Madje ka shpërndarë edhe disa video tek ish burri i dytë dhe tek njerëz të tjerë në fshat në momente intime me motrën. Unë hapa një llogari false në instagram me emrin e një vajze dhe lashë një takim me Ramazan Mataj. Ai erdhi dhe aty e qëllova me armë zjarri. Më pas armën e fsheha disa metra më tutje nga vendi ku e vrava. Pas vrasjes jam larguar me biçikletë drejt banesës. Armën e kam patur në shtëpi prej disa kohësh. Motra ka disa kohë që nuk jeton në banesën tonë, jetonte në Shkodër”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sipas hetuesve, Hasaj ka krijuar një llogari false në rrjete sociale, duke u shfaqur si një vajzë dhe ka lënë një takim me Matajn në fshatin Dragoç. Gjatë këtij takimi, ai ka qëlluar 33-vjeçarin me armë zjarri dhe është larguar me biçikletë.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…