I refuzohet pasaporta zvicerane për shkak të shkeljes së shpejtësisë

Qeveria Federale e Zvicrës me të drejtë ka refuzuar natyralizimin e një francezi, edhe pse ai ka jetuar në Zvicër për rreth 40 vjet, transmeton albinfo.ch. Në këtë përfundim ka dalë Gjykata Federale Administrative.

Personi në fjalë ishte dënuar me një gjobë me kusht në Gjenevë në vitin 2017 për shkak se kishte ngarë makinën me shpejtësinë 80 km/h në vend të 40 km/h, sa ishte e lejuar.

Sipas Gjykatës Federale Administrative, një person me një dënim të tillë nuk konsiderohet të jetë integruar me sukses, shkruan sda.ch.

Kjo është arsyeja pse Sekretariati Shtetëror për Migracionin u lejua të refuzonte kërkesën për natyralizim, edhe pse francezi është i integruar mirë në Zvicër, një biznesmen i suksesshëm dhe ka një pasuri  milionëshe treshifrore.

Ai mund të paraqesë një kërkesë të re për natyralizim në qershor