FOTO&VIDEO

Klientit i ikën mendja pas sherrit me stafin, futet me Audi në hotelin luksoz

Një klient i zemëruar i një hoteli në Shangai e  humbi plotësisht durimin mëngjesin e 10 janarit dhe u fut me Audin A5 të tij në hotelin luksoz.

Videoja e incidentit u bë virale në platformën kineze të mediave sociale Weibo, me shumicën e pamjeve të marra nga celularët e të pranishmëve në vendngjarje.

Pasi automjeti ndalon buzë hollit, disa persona kanë tentuar të largojnë shoferin nga makina.

Por me dyert e mbyllura dhe çatinë e makinës të mbyllur, ata nuk mundën të hynin dhe shoferi eci mbrapsht me  makinë në përpjekje për të dalë nga holli por u bllokua në derën kryesore.

Fatmirësisht nga ngjarja nuk kishte  persona të lënduar, por në video mund të shihen njerëz që tentojnë të ikin nga makina teksa ajo lëviz rreth hyrjes madhështore të hotelit.

Policia tha se shoferi, një 28-vjeçar i identifikuar vetëm si Chen, ishte arrestuar.

Arsyeja?

Shoferi ishte përfshirë në një debat me stafin e hotelit pak para incidentit.

Debati ishte për laptopin e tij të humbur, i cili më vonë u gjet jashtë hotelit.

Ndonëse është e paqartë se me çfarë pasojash përballet shoferi për veprimet e tij, duket se ato do të jenë të rënda pasi të paktën ai i shkaktoi dëme të mëdha hotelit dhe në rastin më të keq, rrezikoi jetën e shumë njerëzve.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

11 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

16 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

2 ditë ago