Një video po bën xhiron në rrjetet sociale, teksa një i ri xhiron gomat e makinës “Benz AMG” dhe bën “drift” para komisaritatit nr. 6 në Kombinat, sikur të ishte diçka krejtësisht normale.
Një veprim të tillë, të rinjtë e pasur të kryeqytetit e shohin si një arritje, e cila siç duket merr përmasa më të mëdha për faktin se po xhirojnë gomat “sipër shtetit”. Dy persona qëndrojnë në makinë, teksa një i tretë i filmon ato dhe qesh, pa marrë parasysh faktin se kjo rrugë është shumë e populluar dhe kanë vënë në rrezik jetën e dhjetëra kalimtarëve dhe shoferëve të tjerë.
Interesante është fakti se edhe në komentet tek videoja e publikuar në faqen e Instagramit “Rich KidsTirana” të tipit ” kush tjetër përveç meje xhiro para shtetit”.
Për këta shoferë të pabindur që janë një burim kryesor aksidentesh, Ministria e Brendshme ka propozuar ashpërsim të Kodit Rrugor ku synohet rritja e masave administrative për shkelësit. Mes tyre edhe “testi i idiotit” për të parë gjendjen psikologjike të drejtuesve pas veprimeve të tilla si ky që shfaqet në këtë video.