LAJME

I shkon në dyqan për t’a vjedhur, shitësi ul qepenin dhe mbyll brenda grabitësin

Një grabitje e dështuar është kapur nga kamerat e ÇTV në Durham të Britanisë së Madhe dhe tregon veprimin e zgjuar të shitësit në një dyqan lagjeje, i cili kap mat duke e bllokuar brenda hajdutin që mbante një thikë në dorë.

Pamjet që tregojnë grabitjen e dështuar të Malcolm Trimble janë bërë virale në rrjet, teksa ai ngec poshtë grilave metalike, deri në momentin që mbërrin policia.

Trimble hyri në dyqan duke mbajtur në dorë një thikë të madhe kuzhine të fshehur në mëngën e tij, përpara se të merrte një pako me katër pjata dhe të kërcënonte dyqanxhiun.

Punëtori trim doli jashtë dhe e mbajti derën të mbyllur, duke e zënë Trimblin brenda. Më pas ai aktivizoi me qetësi sistemin e sigurisë për të ulur grilat e dyqanit.

Duke kuptuar se ishte gati të bllokohej, Trimble më pas tentoi një rrëshqitje të stilit të Indiana Jones për të shmangur grilat në zbritje, por ai gaboi në rrëshqitje dhe pak para se të mund të çlirohej, përfundoi i mbërthyer në dysheme me kokën brenda dyqanit dhe trupin në rrugë.

Ai nuk ishte në gjendje të lëvizte pasi koka i ishte shtypur pas derës së xhamit, ndërsa pesha e grilave e lidhte për tokë.

Grabitësi ditën e djeshme u dënua me tre vjet e katër muaj burg pasi pranoi tentativën për grabitje dhe posedimin e një thike.

FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Pentagoni identifikon gjashtë pilotët e vrarë në rrëzimin e aeroplanit në Irak

Një shefe e operacioneve të skuadrës, e cila kohët e fundit kishte fituar krahët si…

6 orë ago
  • KRYESORE

Nga sot nis zbatimi i Ligjit për të Huajt dhe i Ligjit për Automjetet, për serbët me dokumente të strukturave paralele jo

Nga sot, më 15 mars, ka nisur zbatimi i Ligjit për të Huajt dhe i…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Hajnat e druve me traktor në Podujevë godasin veturën e policisë, lëndohen katër zyrtar

Policia njofton se të shtunën në Pollatë të Podujevës janë arrestuar tre të dyshuar, të…

8 orë ago
  • KRYESORE

Zelensky: Rusia i dha Iranit Shahede me të cilat sulmoi bazat amerikane në Lindjen e Mesme

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i tha CNN se Rusia furnizoi Iranin me dronë që më…

18 orë ago
  • KRYESORE

Pse SHBA-të e kanë vënë në shënjestër ishullin Kharg të Iranit?

Presidenti Donald Trump ka thënë se ushtria amerikane ka bombarduar një ishull të vogël pranë…

20 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Protesta për Ligjin për të Huajt, bllokohet rruga në Jarinje në anën e Serbisë

Pjesa e rrugës në anën e Serbisë që çon në kalimin kufitar në Jarinje është…

23 orë ago