Personi që shikoni në foto është zjarrfikësi i Tiranës Zeni Lamuça, heroi që shpëtoi dy vajzat e vogla në pallatin që mori flakë në “Astir” pak ditë më parë. Ai bashkë me kolegët u dhanë ndihmën e parë banorëve.
Vetë Lamuçës ju desh të ngjitej dy herë në katin e shtatë me shkallët e zjarrfikëses për të shpëtuar dy vajzat e vogla të familjes Nanaj. Ato ishin bllokuar nga tymi dhe në pamundësi për të dalë nga shkallët e brendshme, u evakuuan me zjarrfikëse.
“Ky është zjarrfikësi Zeni Lamuca, heroi i gocave të mia”, shkruan Nanaj, pasi ka gjetur efektivin e Shërbimit Zjarrfikës dhe ka shkuar bashkë me dy vogëlushet ta falenderonin për ndihmën.
Të pafund janë dhe komentet nga qytetarët e tjerë që i shprehin mirënjohjen për punën zjarrfikësit Zeni Lamuça.