POLITIKE

I vëllai për Nezir Mehmetajn: Le ta çojnë në Gjykatën Speciale, ajo për këtë punë është

Vëllai i Nezir Mehmetajt, ka folur për këtë të fundit, i cili ndodhet i arrestuar nga autoritet serbe, tash e gjashtë muaj,ai tha se ajo çfarë është duke i ndodhur të vëllait, është e padrejtë.

Ai thotë gjithashtu që nëse duan le ta çojnë në Gjykatën Speciale, por mos ta mbajnë në Serbi.

“Si familjar, ministrit Selimi i kërkova që le të bëjnë sa më shumë trysni te ndërkombëtarët, i kërkova që le të bëjnë diçka, e le ta bijnë në Kosovë, ne kemi gjykatat tona. Përndryshe le ta çojnë edhe në Gjykatën Speciale, për atë është ajo, e jo në Serbi”, u shpreh Agron Mehmetaj.

Më tutje, Agron Mehmetaj tha se i vëllai ka qenë njeri i mirë dhe se u ka ndihmuar shumë njerëzve.

“Në fillim ne nuk kemi ditur asgjë për të. Neziri ju ka ndihmuar njerëzve, gjithmonë kur kemi shkuar diku, kush ka pasur nevojë, ju ka ndihmuar të gjithëve”, tha ai.

Ndërkaq, ministri i Drejtësisë sot i ka shkruar letër shefes së Bashikimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova.

“Shtetasi kosovar, Nezir Mehmetaj, është arrestuar dhe ndaluar në mënyrë të kundërligjshme që nga 3 janari nën akuzat e anëtarësisë së tij në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe akuza për vrasje, që supozohet se kanë ndodhur gjatë luftës në Kosovë”, ka shkruar Selimi në letër drejtuar Apostolovës.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

8 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

13 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago